Zvicra e rikthen epërsinë ndaj Suedisë, shënon Granit Xhaka
Kombëtarja e Zvicrës e ka rikthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Suedisë.
Tashmë, “Helvetikët” po fitojnë 2-1, shkruan “Gazeta Express”.
Golin për zviceranët e shënoi Granit Xhaka, i cili shënoi nga penalltia.
Zvicra tashmë ka 13 pikë, derisa Kosova ka dhjetë pikë, me rezultatet momentale.
Kosova në anën tjetër po fiton 1-0 ndaj Sllovenisë, e cila është me një lojtar më pak nga minuta e 53-të./Periskopi/



