Zvicra sërish shënon ndaj Suedisë

Zvicra sërish shënon ndaj Suedisë

Kombëtarja e Zvicrës po i afrohet fitores së katërt në pesë ndeshje kualifikuese të Botërorit, pasi po avancon 3-1 ndaj Suedisë.

“Helvetikët” po fitojnë 3-1, me golin e tretë që u shënua nga Dan Ndoye.

Zvicra ishte e para që doli në epërsi me anë të Embolos, teksa Suedia barazoi me anë të Hygren.

Xhaka e vendosi përsëri Zvicrën në epërsi, teksa Ndoye duket se po i dhuron fitoren e radhës Zvicrës.

Kështu, gjasat për një ‘finale’ në Prishtinë të martën po zbehen, pasi Kosova edhe po të fitojë ndaj Zvicrës, i duhen shumë gola./Periskopi/

Shpërndaje në: