Foda: Jemi krenarë me fansat që po na mbështesin kudo që po luajmë

Foda: Jemi krenarë me fansat që po na mbështesin kudo që po luajmë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka falënderuar tifozët e kombëtares që po e mbështesin si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Edhe sonte në Slloveni, si në Zvicër e Suedi, pati një numër të madh fansash që kishin shkuar për të mbështetur skuadrën.

“Ishte atmosferë fantastike dhe jam shumë falënderues për të gjithë shikuesit e shumtë që vijnë për të përkrahur skuadrën tonë”, ka deklaruar Foda pas ndeshjes, njofton Klankosova.tv, tranmseton Periskopi.

“Jemi shumë falënderues dhe krenarë me numrin e madh të spektatorëve kudo që kemi luajtur, në Zvicër, Suedi, dhe kjo e tregon krenarinë që e ka krejt populli i Kosovës me ekipin e vet kombëtar”./Periskopi/

Shpërndaje në: