Portugalia siguron Botërorin me 9 gola ndaj Armenisë pa Ronaldon

Portugalia siguron Botërorin me 9 gola ndaj Armenisë pa Ronaldon

Kombëtarja e Portugalisë edhe zyrtarisht është pjesë e kampionatit të ardhshëm botëror në futboll.

Në ndeshjen e fundit të grupit F kundër Armenisë, portugezët pa Cristiano Ronaldon, shënuan nëntë gola.

Realizues të golave për vendësit ishin Veiga, Ramos, Nevez het-trik, Bruno Fernandez het-trik (dy nga penalltia) dhe Conceiçao.

Golin e nderit për Armeninë e shënoi Spersteian në minutën e tetëmbëdhjetë.

Portugalia ka 13 pikë në krye të grupit F. Irlanda, e cila fitoi sot si mysafire ndaj Hungarisë 3:2, ka siguruar play-off-in në pozitën e dytë me dhjetë pikë.

Shpërndaje në: