RTK: Arrestohen katër gjuetarë serbë brenda territorit të Kosovës, iu gjetën armë
RTK raporton se katër gjuetarë serbë janë arrestuar sot në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.
Sipas burimeve të RTK-së, fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, dhe më pas është kryer arrestimi.
Të arrestuarit ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.



