Komuna e Prishtinës ka aktivizuar Shtabin Emergjent
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot ka aktivizuar Shtabin Emergjent.
Kjo për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Përmes një njoftimi për media, komuna ka kërkuar nga qytetarët që t`i ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e kushteve.
“Gjithashtu, Kryeqyteti ka aktivizuar Shtabin Emergjent për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë publike. Ju lutemi të ndiqni me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e kushteve. Për çdo rast emergjent, ju lutemi kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 📞 0800 122 33, 📞 0800 122 44 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, është thënë në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë:



