‘Digjen’ preferencat e Vjosa Osmanit për VV për mandatarin e dytë: Konjufca s`ka vota për kryeministër

‘Digjen’ preferencat e Vjosa Osmanit për VV për mandatarin e dytë: Konjufca s`ka vota për kryeministër

Njëjtë si shefi i tij, Albin Kurti edhe Glauk Konjufca ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër. Kësisoj Vetëvendosje e zhgënjeu presidenten e vendit Vjosa Osmanin e cila pati besim në ta anipse nuk ia konfirmuan se i kanë 61 vota për krijimin e qeverisë, shkruan Periskopi.

Me 56 vota PËR , 53 kundër dhe 4 abstenime dështoi të votohet Qeveria Konjufca.

Çka kishte deklaruar Vjosa Osmani kur mandatoi Konjufcën?

Presidentja e vendit Vjosa Osmani pati thënë se është bindur se VV e Konjufca i kanë gjasat për formimin e Qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe z.Konjufca me të cilin sapo e përfundova takimin, kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre, ju takon atyre ti bëjnë votat, mua më takon të bindem se kanë gjasa. Mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetuetes”, tha Osmani.

Sa i përket qëndrimeve se duhet të jenë 61 nënshkrime, Osmani kishte thënë se “në zyren time nuk kërkohet garancë për krijimin e Qeverisë, por kërkohen gjasa…Garanca jepet në Kuvend, prandaj edhe kërkohen votat aty”.

“Është interes i qytetarëve që të kemi institucione dhe të bëhen çdo përpjekje të mundshme që të krijohen, që së paku të miratojnë vendime të rëndësishme në të mirë të qytetarëve…Si presidente kam vlerësuar se është në interes të Kosovës të provohet, të krijohet Qeveria, që këto vendime të mos presin edhe disa muaj të tjerë”, tha Osmani.

S’pritet të ketë festë me goma – Njëjtë si Kurti, edhe Konjufca është minus me vota

Shpërndaje në: