Bia Khalifa: Johnny Sins është shoku im i ngushtë

Bia Khalifa: Johnny Sins është shoku im i ngushtë

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, modelja e OnlyFans, Bia Khalifa, ka surprizuar banorët dhe publikun me një deklaratë të papritur. Gjatë një bisede me Klodianin dhe Hygerta Sakon, ajo zbuloi se ka një miqësi të ngushtë me aktorin e njohur të filmave për të rritur, Johnny Sins.

Komentet e saj erdhën pa paralajmërim dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. Bia theksoi se marrëdhënia e tyre është e afërt dhe se e njeh prej kohësh:

“Unë jam shoqe me Johnny Sins. Pasha Zotin, nuk e kam telefonin për të treguar. Unë jam shoqja e ngushtë. Është shumë i famshëm.”

Banorët mbetën të shtangur pas deklaratës, duke shfaqur habi të dukshme për disa sekonda. Ndërkohë, lajmi ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta dhe diskutime të gjera.

Shpërndaje në: