Haradiaj kritikon Konjufcën: Ka mungesë të programit qeverisës

Haradiaj kritikon Konjufcën: Ka mungesë të programit qeverisës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas prezantimit të kabinetit qeveritare nga mandatari, Glauk Konjufca, ka thënë se ka mungesë të programit qeverisës.

“Kritikën e parë për mandatarin e Glauk Konjufca e kam se nuk na dha një listë të kabinetit.Nuk është se dëmtohet apo është sekret, por do të ishte respek.Po ashtu në kritikë duhet me bashkuar edhe mungesën e një programit Qeverisë. Kandidati i sotëm foli për disa qëllime përmendin vitin 2026 por nuk përmendi vitet 2027, 2028, nuk përmendi vite të tjera, thuajse se po aplikon për një qeveri njëvjeçare”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj ia ka rikujtuar Konjufcës projektet e papërfunduara gjatë qeverisë Kurti II, përfshirë rrugën për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë e për Gjakovë.

Ai ka pyetur Konjufcën se a ka ndyrshim për investimet kapitale./Periskopi/

 

Shpërndaje në: