U.D. i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, sot mban konferencë të jashtëzakonshme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, sot nga ora 16:00 do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Ju njoftojmë se sot, 19 nëntor 2025, duke filluar nga ora 16:00, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, salla në katin e III-të.”



