Haxhiu e barazoi PDK-në me Srpskan, Krasniqi: Veprimet tuaja përshtaten me politikat fashiste të Serbisë

Haxhiu e barazoi PDK-në me Srpskan, Krasniqi: Veprimet tuaja përshtaten me politikat fashiste të Serbisë

Albulena Haxhiu, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, fotografoi deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës duke votuar kundër propozimit për Glauk Konjufcën si mandatar për qeveri, ndërsa prapa tyre voton edhe Lista Serbe kundër. “Në harmoni të plotë”, shkroi Haxhiu për këto dy parti.

Altin Krasniqi, deputet i PDK-së, ka reaguar duke thënë se Haxhiu njëjtësoi me qëllim që t’i njollosë të gjithë, ndërsa rikujtoi se është i bir i Jakup Krasniqit, zëdhënësit të UÇK-së.

“Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Perparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia”, shkroi ai.

 

 

Postimi i plotë:

Këtë foto e ka publikuar ish ministrja e Republikës së Kosovës, duke barazuar deputetët shqiptarë me deputetët serbë, me qëllim që t’i njollosë të gjithë.

Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Perparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia.

Askush nuk është i detyruar t’ju shpëtojë nga dështimet e juaja politike e personale. Por, me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie.

Shpërndaje në: