Kelmendi kritikon VV-në për mungesë dialogu: Pse nuk u ulët me LDK-në për një Qeveri Kalimtare?

Kelmendi kritikon VV-në për mungesë dialogu: Pse nuk u ulët me LDK-në për një Qeveri Kalimtare?

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër pas dështimit të formimit të institucioneve dhe zhvillimeve në seancat e fundit të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për kokëfortësi dhe mungesë të vullnetit politik për kompromis, shkruan Periskopi.

Në një postim në Facebook, Kelmendi pyeti pse VV nuk u ul në tryezë me LDK-në dhe partitë tjera për të diskutuar mundësinë e një Qeverie Kalimtare, madje edhe me Glauk Konjufcën si kryeministër, nëse interesimi i tyre ishte aq i madh për stabilitetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe shmangien e humbjeve buxhetore.

“LDK ishte fer,” shkroi ai, duke rikujtuar se kjo parti kishte propozuar një qeveri të përkohshme me 15 prioritete të mëdha shtetërore, për t’u tejkaluar bllokadat. Sipas Kelmendit, Vetëvendosje refuzoi çdo diskutim dhe, përkundër paralajmërimeve, provoi “kundërkushtetutshëm dhe me kokëfortësi” zgjedhjen e kryetares së Kuvendit 57 herë, çka ai e quajti “luftë për rekord të zi të Ginisit”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë:

Pse as nuk u ulën me LDK-në dhe të tjerët për të provuar së paku të diskutojnë për një Qeveri Kalimtare, ndoshta edhe me Glauk Konjufcën si kryeministër? Pse? Nëse aq shumë do të kishin menduar për popullin, për marrëveshjet ndërkombëtare, për fondet e humbura, për buxhetet e Prishtinës e Gjilanit, masat ndëshkuese ndërkombëtare, atëherë pse s’u përpoqën?!
LDK ishte fer. Tha, për të mirën e vendit, të gjithë po e bëjmë një qeveri për të kryer 15 punë të mëdha. Do të mund të dakordoheshin edhe për më pak, ose edhe më shumë punë. Por deshën ta provojnë me kokëfortësi dhe kundërkushtetutshëm 57 herë zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. 57 herë! Si të luftonin për rekord të zi të Ginisit dhe jo formim institucionesh të një shteti në nevojë.
Për ta rikujtuar, Kosova ka pasur më shumë qeveri me kryeministra nga parti të cilat nuk kanë dalë të parat sesa ndryshe:
– Qeveria Rexhepi (PDK, 2002–2004): Pas zgjedhjeve të 2001-s, ku LDK fitoi 46.65% të votave.
– Qeveria Haradinaj I (AAK, 2004–2005): Pas zgjedhjeve të 2004-s, ku LDK fitoi 45.42 të votave.
– Qeveria Kosumi (PPK/AAK, 2005–2006): Vazhdim i koalicionit nga 2004-a, ku LDK ishte e para.
– Qeveria Çeku (2006–2008): Vazhdim i koalicionit nga 2004-a, ku LDK ishte e para.
– Qeveria Mustafa (LDK, 2014–2017): Pas zgjedhjeve të 2014-s, ku PDK fitoi 30.38% të votave.
– Qeveria Haradinaj II (AAK, 2017–2020): Pas zgjedhjeve të 2017-s, ku LVV fitoi 27.49% të votave.
– Qeveria Hoti (LDK, 2020–2021): Formuar pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti I, bazuar në zgjedhjet e 2019-s ku LVV fitoi 29 deputetë, ose 26.27% vota.
Lejini hajgaret!
Seancat e sotme janë hi syve qytetarëve, para zgjedhjeve te reja!

Shpërndaje në: