Syla: Deputetët votuan për pagën minimale, por lanë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka reaguar rreth votimit të Ligjit për Pagën Minimale në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar përjashtimin e veteranëve nga përfitimet që rrjedhin nga ky ligj.
Në një postim të shkurtër, Syla e ka përshkruar situatën si “harmoni të plotë”, duke theksuar se deputetët votuan me unanimitet për rritjen e pagës minimale, ndërsa njëkohësisht “i lanë jashtë ligjit” veteranët e UÇK-së.



