NISMA e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Osmanin

NISMA e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë parlamentare për një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Takimi është thirrur për të enjten në orën 10:30.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin deputetja e NISMËS, Xhevahire Izmaku.

Izmaku i ka thënë Periskopit se kanë pranuar ftesën dhe se do të marrin pjesë në takim.

”Po e kemi pranuar ftesën”, ka thënë ajo.

Osmani nesër mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Shpërndaje në: