21 dhjetor ose 11 janar, datat e preferuara të Haradinajt për zgjedhjet e jashtëzakonshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj , ka arritur në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, raporton Periskopi.
Haradinaj para gazetarëve ka treguar edhe datat më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Dy data, 21 dhjetorin, ose 11 janarin”, tha Haradinaj./Periskopi/



