Haradinaj “kërcënon” partitë politike: Nuk do ta toleroj askënd që e bllokon shtetin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike.
Haradinaj tha se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, duke propozuar datën 21 dhjetor për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Është datë e çmuar. Është arrogancë nga politika me i shpall zgjedhjet më 28 dhjetor që pastaj me mbet me numërimin e rezutateve edhe në Vit të Ri.
Shkojmë të vetëm dhe besojmë që do ta ndihmojmë Kosovën me votën e qytetarëve që të mos i hmbim më kohë Kosovës.
Pas këtyre zsgjedhjeve nuk do të kem tolerancë për askënd që bëhet pengesë për formimin e institucioneve”, tha Haradinaj.



