Dedaj: Vjosa si shërbëtore e Albinit, pa dinjitet, edhe kësaj radhe vendosi datën e zgjedhjeve ashtu siç i tha Albini
Ish diplomati, Gjergj Dedaj ka thënë se caktimi i zgjedhjeve në kohë të festave, është vjedhje e procesit, raporton Periskopi.
Ai në një postim në Facebook ka thënë Osmani vendosi datën ashtu sic kërkonte Kurti.
Postimi i plotë:
HAJNAT DUAN MJEGULL!
Caktimi i zgjedhjeve për festa, kur bota demokratike kremton dhe nuk e vëzhgon këtë proces elektoral, është krijim i parakushteve për vjedhje dhe manipulim të procesit.
Vjosa si sherbëtore e Albinit, pa integritet dhe pa dinjitet, edhe kësaj radhe vendosi datën e zgjedhjeve ashtu siq i tha Albini!
Populli thoshte:”Ujku don mjegull” që në këtë rast mund të themi se hajnat duan mjegull!
Diaspora po keqëpërdoret dhe fyhet, për interesa politike, klanore dhe partiake të huliganizmit të LVV neostaliniste!



