Momenti kur një burrë goditi me grusht çiklistin i cili ishte i zhveshur në Angli
Një incident i pazakontë është regjistruar në Colchester, Essex, gjatë një aktiviteti bamirës.
Siç raportohet, aty, një çiklist lakuriq u sulmua nga një motoçiklist që e ngatërroi për pervers.
Pamjet e publikuara nga Prokuroria tregojnë momentin kur 46-vjeçari Lee Turnage i afrohet viktimës dhe e godet, duke e rrëzuar nga biçikleta.
Çiklisti ishte pjesë e një eventi të miratuar dhe po lëvizte në një rrugë banimi kur ndodhi sulmi, transmeton telegrafi.
Turnage u identifikua shpejt falë videos dhe u mor në pyetje nga autoritetet.
Ai tani përballet me akuza për sulm fizik dhe sjellje të rrezikshme./Periskopi/



