Hamiti: Më 28 dhjetor, Kosova i bën 30 muaj nën sanksione të BE-së

Hamiti: Më 28 dhjetor, Kosova i bën 30 muaj nën sanksione të BE-së

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka rikujtuar dëmet që ia ka sjell Kosovës Qeveria Kurti.

Ai ka vlerësuar së më 28 dhjetor Kosova i bën 30 muaj nën sanksione të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këto sanksione kanë ardhur si pasoj e politikave të kësaj qeveria.

“Ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti dhe Vetëvendosja, me përkrahësit e tyre, do të mund ta shënojnë si ndër arritjet e mëdha të Qeverisë së tyre. Dy vjet e gjysmë më herët, plot 30 muaj më herët, më 28 qershor 2023, për shkak të politikave të Kurtit, Komisioni Evropian i vendosi Kosovës sanksione të ashpra ekonomike dhe të tjera. Kosovës kjo i ka ndodhur për herë të parë në historinë e vet. Nja 600-700 milionë euro për projekte jetike për qytetarët e vendit tonë na janë pezulluar nga BE-ja. Dëmet për imazhin ndërkombëtar të shtetit tonë janë po ashtu të mëdha. Përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje të mjerueshme janë drejtuesit aktualë të Kosovës”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

Shpërndaje në: