13 pacientë në spital për shkak të tymit të zjarrit në një banesë në Pejë, 7 prej tyre fëmijë

13 pacientë në spital për shkak të tymit të zjarrit në një banesë në Pejë, 7 prej tyre fëmijë

Spitali Rajonal i Pejës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, pasi dyshohet se u shkaktuan nga tymi i një zjarri që ka shpërthyer në një banesë sot në rrugën “Bill Klinton”.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se  shtatë pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa pacientë të tjerë në Emergjencë.

“Gjatë ditës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet.7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë. Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: