Ku ishin fshehur pakot me drogë brenda në autobus? (Video)

Ku ishin fshehur pakot me drogë brenda në autobus? (Video)

Sasi e madhe e lëndëve narkotike është kapur e sekuestruar sot në një autobus nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Sipas pamjeve të publikuar nga Sistemi Prokurorial kjo sasi e madhe e pakove të mbushura me drogë ishte fshehur në disa qoshe sekrete të autobusit.

Për më shumë shikoni pamjet:

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e kapjes së 120 kilogramëve drogë, raporton Periskopi.

Sipas Prokurorisë Speciale i dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”, thuhet dnër të tjera në njoftim.

Prokuroria Speciale jep detaje për kapjen e 120 kg të drogës

Shpërndaje në: