Detaje të reja/ Dogana e Kosovës: Në autobusin ku u gjet droga, nuk pati pasagjerë
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në autobusin që sot janë gjetur rreth 120 kilogram nuk kishte pasagjerë. Ky autobus ishte ndaluar në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës, të dhuruar nga organizata gjermane GIZ, si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së ShBA-së, është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.
Njoftimi i plotë:



