Nuk do t’i mbani të qeshurat, kur ta shikoni këtë video nga momenti kur Mirlind Daku “bëhet supermen”

Nuk do t’i mbani të qeshurat, kur ta shikoni këtë video nga momenti kur Mirlind Daku “bëhet supermen”

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku njohet si një nga lojtarët më të hareshëm te kombëtarja e Shqipërisë.

Njëjtë duket se ka ndodhur të jetë edhe në grumbullimin e fundit të kombëtares shqiptare.

Në një video të publikuar në “instaStory” nga Arlind Ajeti, Mirlind Daku shihet duke ‘fluturuar’.

Ai shihet duke dalë nga dritarja e prapme e veturës dhe duke bërë “supermenin”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha.

Mirlind Daku e Arlind Ajeti me shokë u kualifikuan për “play-offin” e Botërorit, me Shqipërinë që në mars në gjysmëfinale do të luajë ndaj Polonisë, teksa në rast kualifikimi në finale, do të ketë punë me Ukrainën ose Suedinë.

Shpërndaje në: