FSHF-ja zbulon pesë lojtarët më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit 2026, Bajrami i prin listës
Federata Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të kombëtares shqiptare në kualifikimet e rregullta për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin K në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e “play-offit”, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia.
Ndërsa, në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.
Megjithatë, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet të Shqipërisë gjatë takimeve kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.



