Policia deklarohet: Zjarri shpërtheu në parkingun e “Royal Mall”, nuk ka të lënduar

Policia deklarohet: Zjarri shpërtheu në parkingun e “Royal Mall”, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me zjarrin që shpërtheu pas mesnate në objektin e “Royal Mall” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar  se rasti është raportuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në parkingjet e një objekti në rrugën “Agron Rrahmani” në kryeyqytet. 

Sipas tij, nga informacionet e para nuk ka persona të lënduar. 

“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.

Shpërndaje në: