Përfundon stinor vjeshtor në Ligën e Parë, Vushtrria e mbyll si Kampion

Përfundon stinor vjeshtor në Ligën e Parë, Vushtrria e mbyll si Kampion

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore ndaj Besës me rezultat 2-1, duke e mbyllur stinoirn vjeshtor si Kampion.

Fitore sot kanë shënuar edhe skuadrat e tjera që janë në garë për tu inkuadruar në Superligë, Si Feronikeli ’74, Liria, Trepça ’89 e Dinamo e Ferizajit, raporton Indeksonline, transmeton Periskopi.

Pas 18-ndeshjeve, Vushtrria është lidere e tabelës me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli ’74.

Dinamo Ferizaj renditet e treta me 37 pikë, ndërsa Liria e Trepça ’89 kanë nga 36 sosh./Periskopi

Shpërndaje në: