Ish-polici Spahiu pas lirimit nga burgu i Serbisë: Jam mirë, më i fort se kurrë
Ish-polici Arbnor Spahiu ka njoftuar se është liruar nga burgu i Serbisë, ku ishte mbajtur që nga 7 qershori i këtij viti. Ai thotë se arrestimi i tij ka qenë “plotësisht politik dhe i padrejtë”, ndërsa thekson se tani është mirë dhe “më i fortë se kurrë”.
Në një reagim në Facebook, Spahiu ka falënderuar familjen, miqtë, bashkëfshatarët, ish-kolegët nga Policia e Kosovës, institucionet e vendit dhe të gjithë shqiptarët për mbështetjen gjatë muajve të vështirë të paraburgimit.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për ndihmën financiare të dhënë nga qytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme.
Spahiu ka veçuar avokatin e tij, Gvozden Grgur, për profesionalizmin dhe përkushtimin në mbrojtjen e tij, si dhe përkthyesin që e ka ndihmuar gjatë procesit.
“Gjithashtu, një falënderim i veçantë për çdo njeri dhe çdo media që ka kontribuar, mbështetur, folur apo ndihmuar në forma të ndryshme, mirënjohja ime për ju është e pafund.Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:
Momenti kur ish-polici Arbnor Spahiu futet në Kosovë dhe pritet nga familjarët



