Barcelona humb kundër Juventusit, e çuditshme çfarë ka ndodhur me motrën e Neymarit (Foto)
Tifozët e Barcelonës e kanë shprehur dëshpërimin e tyre pas humbjes 3:0 nga Juventus edhe në një adresë të pazakonshme.
Tifozët e Barcelonës ishin aq të pakënaqur pas humbjes 3:0 nga Juventus në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve sa që kritikat e tyre i kanë drejtuar edhe tek familjarët e futbollistëve të gjigantit katalan.
“Mundo Deportivo” raporton se tifozët e Barcelonës kanë publikuar plot komente negative në fotografitë e motrës së sulmuesit Neymar, Rafaella Beckram, në Instagram, përcjell “lajmi.net”.
Komentet negative kanë mbërritur edhe tek Rafaella, ndonëse ajo fare nuk kishte lidhje me paraqitjen e dobët të Barcelonës në Torino.




