Mirlind Daku me një gol “alla Messi”, merr topin nga gjysma e fushës driblon dhe shënon ndaj Akhmat

Mirlind Daku me një gol “alla Messi”, merr topin nga gjysma e fushës driblon dhe shënon ndaj Akhmat

Pas dy muajve pa gol, sulmuesi Mirlind Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi për ta zhbllokuar epërsinë në përballjen e Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt.

Daku mori topin nga gjysma e fushës në një kundërsulm të shpejtë, ku dribloi mbrojtësin dhe pastaj me një goditje të saktë nuk dështoi nga afërsia (75’), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ky gol do t’i jep besim të madh Dakut, i cili ka vuajtur për gol që një periudhë, si dhe nuk zhvilloi asnjë minutë në dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor./Periskopi/

Shpërndaje në: