Shpat Kasapi drejt Big Brother VIP Albania 5?
Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo vetëm përmes muzikës.
Burime të besueshme për “Prive By Liberta Spahiu” bëjnë me dije se Kasapi është pranë hyrjes në shtëpinë e njohur më shumë për reality show-t shqiptar, Big Brother VIP Albania 5.
Burime nga Tirana thonë se ai ka pranuar ftesën, duke finalizuar marrëveshjet me produksionin.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat për jetën private të këngëtarit, pas spekulimeve mediatike për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Selvija.
Ndërkohë, Selvija ka hedhur poshtë çdo mundësi për të qenë pjesë e formatit.
Së fundmi, ajo u shpreh prerazi ndaj ndjekësve: “Jo, as që dua të dal nëpër televizione më, e lëre më në Big”.
Publiku tashmë po pret të shohë nëse Shpat Kasapi do të vendosë të ndajë versionin e tij të historisë përpara miliona shikuesve, një hap që pritet të shkaktojë diskutime të gjera dhe debate të forta në media dhe rrjete sociale. /Periskopi



