Murati kapet me Abdixhikun pasi s’ia mbajtën “zhagun”: Betejën politike e bëni në kurriz të qytetarëve

Murati kapet me Abdixhikun pasi s’ia mbajtën “zhagun”: Betejën politike e bëni në kurriz të qytetarëve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka kërkuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, të sqarojë pse partia e tij nuk e votoi buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025, raporton Periskopi.

Murati tha se, po të ishte miratuar në seancën e fundit, komuna do ta kishte sot buxhetin e plotë në dispozicion, pa u përballur me pengesa financiare.

Ai akuzoi LDK-në se ka vendosur të zhvillojë betejë politike “në kurriz të qytetarëve” duke bllokuar votimin e buxhetit.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku, tregoju qytetarëve të Komunës së Prishtinës pse nuk e votuat buxhetin e Prishtinës për vitin 2025!

Po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet.

Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin.

Shpërndaje në: