Tri medalje për xhudistet e Kosovës në Podgoricë
Kosova u përfaqësua me tetë xhudistë gjithsej në garën në Podgoricë.
“Luftërat ishin të forta. Realisht Enise Zijade ishte më e mirë në çdo element në finale, por i mungoi pak durimi për të artën”, ka shkruar trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Ndërkohë në Selanik është mbajtur Kupë Evropiane për kadetë.
Arba Hasanaj u rendit e pesta në kategorinë deri 70 kilogramë. 15-vjeçarja fillimisht i kishte tri fitore, ndërsa më pas humbi në gjysmëfinale dhe në luftë për vendin e tretë.
Gara ishte për xhudistët deri në 18 vjet.
“Sot Arba e konfirmoi potencialin e saj. I mungoi përvoja për ta fituar medaljen”, ka shkruar Kuka./Periskopi/



