Lekaj i ashpër me VV: E turpshme dhe e rrezikshme të krahasohen luftëtarët e lirisë me Listën Serbe
Pal Lekaj, ka reaguar pas krahasimeve të bëra mes luftëtarëve të lirisë dhe Listës Serbe, duke i quajtur të “turpshme dhe të rrezikshme”.
Ai theksoi se luftëtarët e lirisë janë krenaria dhe themeli i shtetit të Kosovës, ndërsa Lista Serbe është një instrument i Beogradit.
Lekaj akuzoi ata që bëjnë këtë barazim se ose nuk kuptojnë historinë e Kosovës, ose po i shërbejnë narrativave që nuk përputhen me të vërtetën kombëtare./Periskopi/



