Maliqi: Propozimi amerikan për Ukrainën, sfidë strategjike dhe mundësi historike

Maliqi: Propozimi amerikan për Ukrainën, sfidë strategjike dhe mundësi historike

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se rrjedhja e dokumentit fillestar të propozimit të SHBA për Ukrainën, ka qenë pjesë e një strategjie të kujdesshme komunikimi, me synim t’i ofrojë Putinit të paktën imazhin e një fitoreje simbolike dhe pretekstin publik për t’u angazhuar në proces.

“Tani që detajet po bëhen publike dhe negociatat mes SHBA-së dhe Ukrainës po ofrojnë mundësi për modifikime, Ukraina dhe Evropa nuk duket më se e shohin këtë propozim me skepticizëm si në fillim”, thotë Maliqi.

Sipas tij, kompromiset reflektojnë realitetin në terren, të njohur prej kohësh, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: