Shqiptari, Florian Xhekaj debuton me grushta në NHL dhe elektrizon tifozët (Video)

Shqiptari, Florian Xhekaj debuton me grushta në NHL dhe elektrizon tifozët (Video)

Shqiptari, Florian Xhekaj pati një debutim që pak lojtarë e guxojnë. Që në ndeshjen e parë me Montreal Canadiens, ai tregoi se nuk kishte ardhur për të qëndruar i heshtur.

Pas një paraqitje tejet pozitive në akull dhe asistit të tij të parë në golin e Josh Anderson për 4-0, erdhi momenti që ndezi krejt sallën: rrahja me Dakota Mermis në periodën e tretë.

Xhekaj hodhi dorashkat pa hezitim dhe u përball me gjithë fuqinë e tij, duke dëshmuar karakter dhe duke marrë brohoritjet e “Bell Centre”. Në një ekip me të luan edhe vëllai i tij, Arbër Xhekaj.

Shpërndaje në: