“Çfarë katrahure, çfarë turpi”- Çitaku i reagon Kurtit pasi shkoi në Vatikan pa koordinim me misionin e Posaçëm të Kosovës atje
Nënkryrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas pjesmarrjes së Albin Kurit në një organizim në Vatikan e qe nuk u koordinuar me ambasadorin e Kosovës në Selinë e Shenjtë, shkruan Periskopi.
“Çfarë katrahure, çfarë jo serioziteti, çfarë turpi”, shkroi Çiaku mes tjerash.
Postimi i plotë:
Çfarë katrahure, çfarë jo serioziteti, çfarë turpi.
Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare.
Ndërkohë, Martin Berishaj, me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit. Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo.
Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit.
A thua pse?



