Gjetja e 266 kg eksploziv në Vërmicë – zbulohet se çka po planifikonte të bënte i arrestuari

Gjetja e 266 kg eksploziv në Vërmicë – zbulohet se çka po planifikonte të bënte i arrestuari

Një sasi prej 266 kilogramësh eksploziv është kapur dje në pikën kufitare të Vërmicës, në një operacion që ka shmangur një rrezik serioz për sigurinë publike, shkruan Periskopi.

Materialet shpërthyese janë zbuluar në furgonin që drejtohej nga Fidan Duraku, i cili po hynte në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa pas ndërhyrjes së njësive të specializuara, ai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Por, për çka e planifikonte i dyshuari krejt këtë sasi të eksplozivit?

Burime të Periskopit brenda Policisë kanë thënë se në momentin kur atij i është gjetur eksplozivi, i dyshuari ka deklaruar se këta e planifikonte për gurthyes.

Ndërkohë, Periskopi ka kontaktuar edhe zyrtarët për media në Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk janë përgjigjur,

Çka iu gjet Fidan Durakut në fugonin Opel Movano?

Gjatë kontrollit janë zbuluar materiale shpërthyese të paketuara në mënyrë të dyshimtë, detonatorë elektrikë dhe fitila ndezës. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë angazhuar Njësia për trajtimin e eksplozivëve, forenzika nga DR Prizren, Njësia për transport të lëndëve të rrezikshme, Departamenti për siguri publike dhe Njësia e hetimeve kufitare.

Pas matjes dhe klasifikimit profesional, është konstatuar se janë sekuestruar:

• 266.58 kg eksploziv të llojeve Poladin, Amunit dhe një lloj i paidentifikuar

• detonatorë elektrikë me kapacitete të ndryshme

• 120 fitila Emulex me peshë 800 gramësh

• 20 fitila të tjerë me peshë 8.900 kg

• 6 tuba me tela elektrik

Shpërndaje në: