E çuditshme: Përkundër që janë në vendin e parë, Prishtina e mbyll bashkëpunimin me Arsim Thaqin
Klubi i Prishtinës ka lajmëruar se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, Arsim Thaqi, transmeton Periskopi.
Përkundër se gjenden në pozitën e parë, Prishtina dhe Thaqi duket se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të vazhduar. Arsyet e largimit nuk janë bërë të ditura.
Njoftimi i plotë:
FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme. E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale./Periskopi/



