Dyshohet se sulmoi gruan me sëpatë, arrestohet burri nga Lipjani

Dyshohet se sulmoi gruan me sëpatë, arrestohet burri nga Lipjani

 Një sulm me sëpatë dyshohet se ka ndodhur të hënën në Gadime të Lipjanit. 

Policia ka njoftuar se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe se është arrestuar i dyshuari K.E.

“Ju njoftojmë, se po dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Ngjarja është duke u cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas zhvillimeve hetimore në mënyrë intensive është arrestuar i dyshuari K.E., rreth orës 12:30 për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” në bazë të nenit 183 të KPRK-së”, konfirmoi Shala.

Shpërndaje në: