Shqipëri: I riu i armatosur sfidon RENEA-n me britma “Allahu Ekber”

Shqipëri: I riu i armatosur sfidon RENEA-n me britma “Allahu Ekber”

Rrethim policor në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit që prej mëngjesit të sotëm.

Identifikohet një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Mësohet se 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta, transmeton lapsi.al.

24-vjeçari i izoluar në banesë bën thirrje “Allahu Ekber”. Prej mëngjesit të sotëm, plicia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar./Periskopi/

Shpërndaje në: