FC Barcelona rikthen emocionet, publikon golat më të mirë ndaj Chelsea (VIDEO)
FC Barcelona ka publikuar në rrjetet sociale një video të titulluar “Chelsea ⚔️ Barça – A Champions League classic”, duke rikujtuar një nga rivalitetet më ikonike të futbollit evropian, si dhe top golat në këto përballje.
Ndeshjet mes dy ekipeve në Ligën e Kampionëve kanë prodhuar momente historike, gola spektakolare dhe emocione të forta për tifozët e të dyja skuadrave, transmeton Klankosova.tv
Ky ballafaqim i zjarrtë që nis sonte në orën 21:00, transmetohet në platformën kryesore shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport1.
Komentator Andin Lokaj!



