Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e një miliarderi në Indi

Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e një miliarderi në Indi

Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën madhështore të një miliarderi në Indi gjatë fundjavës.

Ylli i pop-it, 56 vjeç, ndezi atmosferën me disa kostume vezulluese ndërsa këndoi dhe kërceu hitet e saj më të mëdha, si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right.”

Gjatë ceremonisë, Lopez mahniti me një kostum të kulturës hindu, përpara se të vishej me një ‘bodysuit’ të zi me prerje të guximshme për të nisur performancën e saj muzikore.

Për kostumin e dytë, këngëtarja u vesh me një ansambël të artë që shkëlqente, së bashku me një xhaketë në të njëjtën ngjyrë. Kostumi i saj i fundit ishte një ‘bodysuit’ i zbukuruar, i kombinuar me çizme të gjata të kristalizuara.

Një video e shpërndarë në X tregonte artisten duke e mbyllur performancën e saj mbresëlënëse teksa ngriti një dolli për nusen, Netra Mantena, dhe dhëndrin, Vamsi Gadiraju, të cilët iu bashkuan asaj në skenë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Uroj që këto familje të bashkohen në këtë ditë të mrekullueshme, dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, tha Lopez duke ngritur gotën.

Netra është vajza e Rama Raju Mantena-s, një figurë e rëndësishme në industrinë farmaceutike. Ai aktualisht shërben si Kryetar dhe CEO i “Ingenus Pharmaceuticals”.

Bashkëshorti i saj, Gadiraju, është një sipërmarrës tepër i pasur në fushën e teknologjisë. Ai është bashkëthemelues dhe drejtor teknik i platformës së porosive ushqimore Superorder dhe u përfshi në listën “Forbes 30 Under 30” vitin e kaluar./Periskopi

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Raportohet se këmbësori që u godit për vdekje në Skënderaj ishte profesor me profesion

Sonte, rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku.…

Deliu: Kurti i quante strukturat paralele si banda të Radojçiqit, duhet të tregojë sot apo i amniston ato

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në T7, se Albin…

Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë Ali Larijani, thonë mediat shtetërore

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia që kontrollohet jozyrtarisht nga regjimi iranian Mehr news,…

Këta janë personat që humbën jetën nga rrëzimi i skelave në Vjenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb.…

City e bëri lojën, por Reali fiton dhe e siguron biletën për çerekfinale

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ata mposhtën Manchester Cityn,…

Lushtaku reagon për vdekjen e mërgimtarit nga Skenderaj në Austri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike…

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj…

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet, ka ndodhur sot rreth orës 21:10…