Arrestohet një person, paraqiti dokumentacion në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

Arrestohet një person, paraqiti dokumentacion në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bërë të diur se ka finalizuar një hetim disa mujor lidhur me dyshime për parregullsi në një aktivitet të prokurimit publik në rajonin Gjilanit.

Dyshohet se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion në kundërshtim me kërkesat ligjore të prokurimit publik.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se dokumentet e paraqitura kanë qenë të pasakta ose të paqena me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Në komunikatën e policisë thuhet se personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtjes së tij ligjore.

“Bazuar në veprimet hetimore është krijuar dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. Pas intervistimit, prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim./Periskopi

Shpërndaje në: