“Kartela e veteranit”: Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenajt në Serbi – krejt çka dihet

“Kartela e veteranit”: Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenajt në Serbi – krejt çka dihet

Vetëm disa ditë pas lirimit të ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu i cili në qershor të këtij viti ishte arrestuar në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, një tjetër ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, nga fshati Romajë i Prizrenit është arrestuar nga autoritetet në Serbi.

Lajmi për arrestimit e Qenajt nga autoritetet në Serbi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe nga OVL e UÇK-së.

Nga MPJD kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së tij.

Sipas njoftimit të MPJD-së, menjëherë pas marrjes së informacionit mbi arrestimin, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dërguar kërkesë zyrtare te autoritetet serbe për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen ku po mbahet si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Ministria njofton gjithashtu se është informuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe janë dërguar nota verbale te misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it, për të siguruar mbikëqyrje dhe angazhim ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të Qenajt.

Tutje bëhet e ditur se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të procedojë me kërkesën për lejimin e vizitës së të arrestuarit sapo të konfirmohet lokacioni i saktë i tij.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
NASA publikon video, kështu pritet të zbresin astronautët në Tokë

Ndërsa astronautët janë gati të zbresin në Paqësor, të gjithë sytë janë te raketa, ndërsa…

Thaçi: Aktakuza ndaj nesh s’përmban asgjë me akuzën për trafikim organesh, edhe Clark tha se ka qenë fushatë dezinformimi rus

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e dhënë për FAZ, ka thënë se krijimi…

Kur miku i Kosovës, Eliot Engel fliste në SHBA: Asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova

Ish-përfaqësuesi i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një…

Trump paralajmëron: Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje

Anijet luftarake amerikane po furnizohen me “municionin më të mirë” për të rifilluar sulmet ndaj…

Aksident i rëndë me motoçikleta në Livoç të Gjilanit, një person humb jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Livoç i Ulët,…

Të shtëna me armë në Ferizaj, plagosen dy persona

Një incident ka ndodhur rreth ors 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit,…

Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbështetja e tij do të jetojë përgjithmonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes, popullit amerikan…