Vjen reagimi nga Qeveria Maqedonase pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi
Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut foli pak më parë për vdekjen e këngëtarit të famshëm shqiptar Shpat Kasapi.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij.Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet”, thuhet në njoftimin e zv.kryeministrit maqedonas.
Tutje thuhet se “Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”.
Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër./Periskopi/



