Në intervistën e fundit Shpati, përmendi babain e ndjerë ‘’do të kisha dashur një përqafim të fortë, pastaj një kafe’’

Në intervistën e fundit Shpati, përmendi babain e ndjerë ‘’do të kisha dashur një përqafim të fortë, pastaj një kafe’’

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot herët në mëngjes pas një sulmi në zemër. Artisti nuk arriti t’i mbijetojë atakut kardiak, ndërkohë që nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Muajin e kaluar, në intervistën e tij të fundit për emisionin ”1 Kafe me Labin”, në RTV21 Shpati foli për etapat e jetës së tij, duke përmendur edhe babain, i cili kishte ndërruar jetë kur Shpati ishte 13 vjeç.

”Një kafe me kënd do doje ta pije, qoft edhe me dikë që nuk jeton!?”

”Me babin do të kisha dashur një përqafim të fortë, pastaj një kafe… Kam qenë shumë i vogël. Ai ishte i veçantë”.

”Kujt do i thuash faleminderit?”

”Selvijes që më ke bërë Roelin dhe që je shumë e mirë, mamit, motrës, vëllaut dhe shumë njerëzve që më kanë lënë përshtypje me mirë, ju falënderoj, por kurrë nuk mund t’ua kthej”.

Duke folur për djalin e tij, Shpati tashmë i ndjer kishte thënë se ”Roelin — mund të mos bëhet këngëtar, por të bëhet sportist”./Periskopi

Ndërron jetë Shpat Kasapi

Shpërndaje në: