Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve i bën thirrje Kurtit ta miratojë buxhetin për RTK-në

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve i bën thirrje Kurtit ta miratojë buxhetin për RTK-në

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, mbështet grevën e punëtorëve të RTK-së.

IFJ, përmes një reagimi e quan grevën të drejtë.

Kjo federatë, i bën thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ta miratojë menjëherë buxhetin për Transmetuesin Publik.

“Tashmë janë bërë dy muaj që nuk janë paguar pagat e punonjësve të RTK-së. Kjo është e papranueshme. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Qeveria duhet të kujdesen që RTK të marrë buxhetin e vet urgjentisht. Ne qëndrojmë fuqishëm me kolegët në RTK, AGK-në dhe grevën e drejtë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-së, Anthony Bellanger.

Shpërndaje në: