Deliu: RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale

Deliu: RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Sipas Deliu – Kodra, Qeveria në detyrë çështjen e RTK-së e ka përdorur si vegël për “betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale”

Postimi i plotë:

Po del që Qeveria në detyrë paska pasur gjithë kohën mundësi t’i paguante punëtorët e RTK-së. Në ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht, dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi, është abuzim i pastër me pushtetin.

RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale. Keq, shumë keq!

Pas 45 ditësh, Qeveria në detyrë ndan buxhetin për RTK-në

Shpërndaje në: