Rritet bilanci tragjik nga zjarri në Hong Kong: 65 të vdekur, afro 300 të zhdukur
Departamenti i zjarrfikësve në Hong Kong sapo ka përditësuar numrin e të vdekurve pas zjarrit në një kompleks të madh banimi.
Që nga ora 20:00 sipas orës lokale, 65 persona kanë vdekur nga zjarr, me 70 të plagosur, thuhet në njoftim.
Dhjetë zjarrfikës janë plagosur gjithashtu, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Po ashtu, gati 300 persona rezultojnë të zhdukur.
Në këtë kompleks jetonin rreth 4600 banorë, sipas shifrave më të fundit të regjistrimit të popullsisë. Nuk është e qartë se sa ishin brenda kur shpërtheu zjarri./Periskopi/



