Tri tema “artificiale” të VV-së për polarizim, Krasniqi: Për t’i shitur si beteja patriotike

Tri tema “artificiale” të VV-së për polarizim, Krasniqi: Për t’i shitur si beteja patriotike

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” tha se në këto zgjedhje parlamentare po dominojnë “tri tema”, sipas tij, artificiale. E këto po i prodhon Vetëvendosje “për t’i shitur si beteja patriotike”.

Postimi i plotë:

Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po hyjmë me tri tema kryesore që dominojnë debatin publik:

1. Kush është fajtor për bllokadën financiare?

2. Kush është “me Listën Serbe”?

3. Kush është kundër votimit të diasporës?

Të tria këto tema janë artificialisht të prodhuara nga LVV me qëllim krijimin e polarizimit që mobilizon elektoratin. Skema është e njëjtë: propozohet një veprim i jashtëligjshëm, i paketuar si “për të mirën publike”, ndërkohë që qëllimi i vërtetë është të provokohet kundërshtimi dhe më pas të fajësohen partitë opozitare.

Po fabrikohen kriza politike për t’i shitur si beteja patriotike, po krijohet pasiguri dhe jostabilitet për të përfituar politikisht.

Në vend të zgjidhjeve – po prodhohet krizë.

Në vend të përgjegjësisë – po prodhohet fajësim.

Në vend të stabilitetit – po prodhohet polarizim.

Shpërndaje në: